SHQIP

Garanci e Kufizuar Një (1) Vjeçare Apple - iOS

Vetëm Për Produktet Që Mbajnë Markën Apple

GARANCIA NE KUADRIN E LIGJIT PER MBROJTJEN E KONSUMATORIT

KJO GARANCI JU JEP TE DREJTA TE VECANTA, DHE JU MUND TE KENI TE DREJTA TE TJERA TE CILAT NDRYSHOJNE NGA SHTETI NE SHTET. PERVEC RASTEVE KUR LIGJI PARASHIKON NDRYSHE, APPLE NUK DO TE PERJASHTOJE, KUFIZOJE DHE AS DO TE PEZULLOJE TE DREJTAT E TJERA QE JU MUND TE KENI, PERFSHIRE ATO QE MUND TE LINDIN NGA MOSPERPUTHSHMERIA E SENDIT SIPAS NJE KONTRATE SHITJEJE. PER NJE KUPTIM TE PLOTE TE TE DREJTAVE TUAJA JU DUHET TE SHIKONI LIGJET E SHTETIT TUAJ.             

KUFIZIMET E GARANCISE QE I NENSHTROHEN LIGJIT PER MBROJTJEN E KONSUMATORIT

PER AQ SA E LEJON LIGJI, KJO GARANCI DHE ZHDEMTIMET E PARAQITURA KETU JANE EKSLUZIVE DHE ZEVENDESOJNE CDO GARANCI, ZHDEMTIM DHE KUSHTE TE TJERA, QOFSHIN GOJORE, ME SHKRIM, TE DETYRUESHME ME LIGJ, TE SHPREHURA APO TE NENKUPTUARA. APPLE NUK MERR PERSIPER ASNJE GARANCI TE DETYRUESHME ME LIGJ, DUKE PERFSHIRE, PAKUFIZIM, GARANCITE E TREGTUESHMERISE DHE TE PERSHTATSHMERISE SE SENDIT ME QELLIMIN E SYNUAR DHE GARANCITE KUNDER DEFEKTEVE TE FSHEHURA APO TE DUKSHME, PER AQ SA E LEJON LIGJI. NE KETE MENYRE, MEQENESE NUK MUND TE PERJASHTOHEN KETO GARANCI, APPLE KUFIZON AFATIN KOHOR DHE ZHDEMTIMET NE LIDHJE ME GARANCITE E MESIPERME BRENDA AFATIT TE SHPREHUR TE KESAJ GARANCIE, SIPAS GJYKIMIT TE APPLE, NEPERMJET SHERBIMIT TE NDREQJES OSE ZEVENDESIMIT, TE PERSHKRUARA ME POSHTE. DISA SHTETE NUK LEJOJNE KUFIZIME KOHORE TE AFATIT TE GARANCIVE TE NENKUPTUARA (OSE TE KUSHTIT), KESHTU QE KUFIZIMI I SHPREHUR ME LART MUND TE MOS ZBATOHET NE RASTIN TUAJ.

CFARE MBULON KJO GARANCI?

Apple jep garanci në rast defekti të produkteve hardware iPhone, iPad ose iPod dhe pjesëve ndihmëse që mbajnë markën Apple në paketimin e tyre origjinal ("Produkti Apple") në materiale dhe në prodhim kur ato përdoren normalisht në përputhje me udhëzimet e publikuara të Apple për një afat (1) VIT nga data e blerjes së produktit nga blerësi-përdorues fundor ("Periudha e Garancisë"). Udhëzimet e publikuara të Apple përfshijnë, përvec informacionit qëndodhet në specifikimet teknike, manualet e përdorimit dhe shërbimet e komunikimit. 

Ju lutemi vini re:  Të gjitha pretendimet e ngritura sipas Garancisë  së Kufizuar Një (1) Vjeçare Apple do t’u nënshtrohen kushteve të shprehura në këtë dokument garancie.        

CFARE NUK MBULON KJO GARANCI?

Kjo garanci nuk zbatohet për produktet hardware dhe software që nuk mbajnë markën Apple, edhe nëqoftëse janë të paketuara ose shiten me hardware-t Apple. Prodhuesit, furnizuesit, ose publikuesit, që nuk janë Apple, mund t’ju ofrojnë garancitë e tyre ju lutemi i kontaktoni ata për informacion të mëtejshëm. Software-et e shitura nga Apple,me ose pa markën Apple (duke përfshirë, por pa u kufizuar në sistemet software),nuk mbulohen nga kjo garanci. Ju lutemi t’i referoheni kontratës së licensës që shoqëron software-in për informacion për të drejtat tuaja në lidhje me përdorimin e tij. Apple nuk garanton se vënia në punë e Produktit Apple do të  jetë e pandërprerë ose pa gabime. Apple nuk mban përgjegjësi për dëmin që rrjedh nga mosndjekja e udhëzimeve në lidhje me përdorimin e Produktit Apple.   

Kjo garanci nuk zbatohet: (a) për pjesët e konsumueshme, si bateritë ose veshjet mbrojtëse, të cilat amortizohen me kalimin e kohës, përveç rasteve kur prishja vjen nga një defekt në materiale ose nga prodhimi; (b) për dëmet që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, përfshirë por pa u kufizuar në gërvishtjet, deformimet dhe plastikën e thyer në mbajtëset e fishave; (c) për dëmet e shkaktuara nga përdorimi bashkë me një produkt tjetër; (d) për dëmet e shkaktuara në mënyrë aksidentale, nga abuzimi, keqpërdorimi, kontakti me lëngje, zjarri, tërmeti ose nga shkaqe të tjera të jashtme; (e) për dëmet e shkaktuara nga vënia në punë e Produkteve Apple pa ndjekur udhëzimet e publikuara të Apple; (f) për dëmet e shkaktuara nga shërbimi (përfshirë upgrade-t dhe expansion-et) të kryera nga persona që nuk janë përfaqësues të Apple ose Ofrues Shërbimi të Autorizuar të Apple (“AASP”); (g) për një Produkt Apple që është modifikuar për të tjetërsuar funksionalitetin ose kapacitetin pa leje të shkruar të Apple; (h) për defektet e shkaktuara nga amortizimi i zakonshëm ose edhe nga vjetërimi i zakonshëm i Produkteve Apple, ose (i) nëse numri i serisë është hequr ose fshirë nga Produktet Apple.

KUFIZIM I RENDESISHEM PER SHERBIMIN iPHONE DHE iPAD.


Apple mund ta kufizojë shërbimin e garancisë për iPhone dhe iPad në shtetet ku Apple ose Distributorët e Autorizuar kanë shitur Produktin Apple.

PERGJEGJESITE TUAJA

JU DUHET TE BENI NE MENYRE PERIODIKE RUAJTJEN E INFORMACIONIT QE PERMBAHET NË VENDIN PERKATES TE PRODUKTEVE APPLE PER TE RUAJTUR PERMBAJTJEN DHE SI MBROJTUR NGA KEQFUNKSIONIMET OPERACIONALE. 

Para se të merrni shërbimin e garancisë, Apple ose agjentët saj mund t’ju kërkojnë që të provoni me hollësi të dhëna të blerjes, t’ju përgjigjeni pyetjeve të bëra për të ndihmuar në gjetjen e problemeve të mundshme dhe të ndiqni procedurat e Apple për të përfituar shërbimin e garancisë. Përpara se të dorëzoni Produktin Apple për shërbimin e garancisë ju duhet të ruani veçmas një kopje të përmbajtjeve të ruajtjes së të dhënave, të fshini të gjithë informacionin personal që doni të mbroni dhe të çaktivizoni të gjithë fjalëkalimet e sigurisë.

GJATE SHERBIMIT TE GARANCISE PERMBAJTJET E RUAJTJES SE TE DHENAVE FSHIHEN DHE RIFORMATOHEN. APPLE DHE AGJENTET E SAJ NUK MBAJNE PERGJEGJESI PËR HUMBJET E PROGRAMEVE SOFTWARE, TE DHENAVE OSE INFORMACIONEVE TË TJERA QE NDODHEN NE RUAJTJEN E TE DHENAVE OSE NE NDONJË PJESE TJETER TË PRODUKTIT APPLE QE I NENSHTROHET SHERBIMIT.

Sipas shërbimit të garancisë Produkti Apple ose produkti zëvendësues do t’ju kthehet ashtu siç ishte konfiguruar Produkti juaj Apple në blerjen fillestare, duke iu nënshtruar përditësimeve përkatëse. Apple mund të instalojë përditësime të sistemeve software si pjesë e shërbimit të garancisë që parandalon kthimin e Produkteve Apple në një version më të hershëm të sistemit software. Aplikacionet e palëve të treta të instaluara në Produktin Apple mund të mos përputhen ose funksionojnë me Produktet Apple si rezultat i përditësimeve të sistemeve software. Ju mbani përgjegjësi për riinstalimin e programeve të tjera software, të dhënave dhe informacioneve. Ndreqja dhe riinstalimi i programeve software, i të dhënave dhe informacioneve të tjera nuk mbulohen nga kjo garanci.

E rëndësishme: Mos e zbërtheni Produktin Apple. Zbërthimi i Produktit Apple mund të shkaktojë dëm që nuk mbulohet nga kjo garanci. Vetëm Apple ose një AASP mund të japin shërbim për Produktin Apple.

CFARE BEN APPLE NE RAST SHKELJEJE TE GARANCISE?

Nëse gjatë Kohës së Garancisë ju i paraqisni Apple ose AASP një reklamim të vlefshëm, Apple vendos vetë nëse do (i) të ndreqë Produktin Apple, duke përdorur pjesë të reja ose të përdorura më parë të cilat janë të barazvlefshme me pjesë të reja nga pikëpamja e funksionimit dhe besueshmërisë, (ii) të zëvendësojë Produktin Apple me një produkt i cili është i barazvlefshëm të paktën nga ana funksionale me Produktin Apple dhe përbëhet nga pjesë të reja dhe/ose të përdorura më parë të cilat janë të njëjta me pjesë të reja për sa i përket përmbushjes së funksionit dhe besueshmërisë, ose (iii) të marrë Produktin Apple mbrapsht duke kthyer çmimin e blerjes.

Apple mund të kërkojë që ju të zëvendësoni disa pjesë ose produkte të instalueshme nga përdoruesi. Zëvendësimi i pjesëve ose produkteve, përfshirë pjesë të instalueshme nga përdoruesi instaluar në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Apple, bart garancinë e mbetur të Produkteve Apple ose garanci për nëntëdhjetë (90) ditë nga data e zëvendësimit ose ndreqjes, cilado prej tyre që siguron mbulimin më afatgjatë për ju, përveç kur ligji siguron një mbulim më afatgjatë. Kur një produkt ose pjesë zëvendësohet ose rimbursohet, çdo gjë zëvendësuese bëhet prone e juaja dhe çdo gjë e zëvendësuar ose e rimbursuar bëhet pronë e Apple.

SI MERRET SHERBIMI I GARANCISE?

Përpara se të kërkoni shërbimin e garancisë, jeni të lutur të gjeni dhe shikoni burimet e ndihmave online, të përshkruara më poshtë. Nëse pas përdorimit të këtyre burimeve Produkti Apple përsëri nuk funksionon siç duhet, ju lutemi të kontaktoni një përfaqësues të Apple ose, nëse ka, një njësi shitjeje me pakicë të Apple ("Shitje me Pakicë Apple") ose një AASP, duke përdorur të dhënat e mëposhtme. Përfaqësuesi i Apple ose AASP do t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse Produkti juaj Apple ka nevojë për shërbim dhe, nësë po, do t’ju informojnë se si Apple do ta japë këtë shërbim. Kur të kontaktoni Apple me telefon, mund të zbatohen tarifa të tjera, në varësi të vendndodhjes suaj.

Informacioni online me hollësitë e përfitimit të shërbimit të garancisë jepet më poshtë.

MUNDESITE E SHERBIMIT TE GARANCISE

Apple ju ofron shërbimin e garancisë nëpërmjet një ose disa prej mënyrave më poshtë:

(i) Shërbimi Carry-in. Ju mund të ktheni Produktin tuaj Apple pranë një njësie Shitje me Pakicë Apple ose AASP që ofrojnë shërbimin carry-in. Shërbimi do të kryhet në vendin, ose njësinë e Shitjes me Pakicë Apple ose AASP mund ta dërgojë Produktin Apple pranë një Shërbimi Ndreqje Apple (“ARS”) për të kryer shërbimin. Në momentin që ju njoftoheni që shërbimi është kryer plotësisht, ju do të tërhiqni menjëherë Produktin Apple nga njësia e Shitjes me Pakicë Apple ose në vendndodhjen e AASP, ose Produkti Apple do të dërgohet në vendndodhjen tuaj nga vendndodhja e ARS.

(ii) Shërbimi Mail-in. Nëse Apple përcakton se Produkti juaj Apple i përmbush kushtet  për shërbimin mail-in, Apple do t’ju dërgojë faturat e parapaguara dhe nëse është ë mundur, materialin e paketimit, në mënyrë që ju të mund të dërgoni Produktin tuaj Apple pranë një ARS ose vendndodhjes së një AASP sipas udhëzimeve të Apple. Në momentin që shërbimi është kryer plotësisht, ARS ose AASP do t’ju kthejë Pajisjet e Mbuluara nga garancia. Apple do të paguajë për dërgesën nga dhe në drejtim të vendodhjes suaj nëse ndiqen të gjitha udhëzimet.

(iii) Shërbimi i pjesëve Bëje Vetë (DIY). Ky shërbim ju lejon të kryeni shërbimin për Produktin tuaj Apple. Nëse DIY është i disponueshëm në rrethanat tuaja, do të ndiqet rrjedha e mëposhtme:

(a) Shërbimi, sipas të cilit Apple kërkon kthimin e produktit ose pjesës së zëvendësuar. Apple mund të kërkojë të dhënat e kartës së kreditit për të garantuar pagimin e çmimit e blerjes me pakicë të produktit ose pjesës së zëvendësuar si dhe kostot e dërgesës. Nëse ju nuk jeni në gjendje të jepni të drejtën e përdorimit të kartës së kreditit, DIY mund të mos ju ofrohet dhe Apple do t’ju ofrojë zgjidhje të tjera për ndreqjen. Apple do të dërgojë një produkt ose pjesë zëvendësuese me udhëzimet e instalimit, nëse është rasti, dhe të gjitha kërkesat në lidhje me kthimin e produktit ose pjesës së zëvendësuar. Nëse ju i ndiqni udhëzimet, Apple do të anulojë bllokimin e shumës përkatëse nga karta e kreditit, në mënyrë që ju të mos ngarkoheni financiarisht për produktin ose pjesën dhe dërgesën nga dhe në drejtim të vendodhjes suaj. Nëse ju nuk e ktheni produktin ose pjesën e zëvendësuar siç udhëzohet ose ktheni një produkt ose pjesë të zëvendësuar i cili nuk mund të zgjidhet për shërbim, Apple do të ngarkojë kartën tuaj të kreditit për shumën e autorizuar.

(b) Shërbimi kur Apple nuk kërkon kthimin e produktit ose pjesës së zëvendësuar. Apple do t’ju dërgojë falas një produkt ose pjesë zëvendësuese të shoqëruar me udhëzimet për instalimin, nëse është e mundur, dhe të gjitha kërkesat në lidhje me shkatërrimin produktit ose pjesës së zëvendësuar. 

(c) Apple nuk mban përgjegjësi për kostot e punës që mund të lindin gjatë DIY. Nëse ju nevojitet ndihmë e mëtejshme, kontaktoni Apple në numrin e telefonit të listuar më poshtë.   

Apple ruan të drejtën për të ndërruar metodën sipas të cilës Apple ju jep ju shërbimin e garancisë, dhe përmbushjen e kushteve nga ana e Produktit tuaj Apple për të marrë një metodë të veçantë shërbimi. Shërbimi do të jetë i kufizuar në mundësitë që ekzistojnë në shtetin ku kërkohet shërbimi. Zgjedhjet e shërbimit, disponueshmeria e pjesëve dhe koha e përgjigjjes mund të ndryshojë sipas shteteve. Ju mund të bëheni përgjegjës për shpenzimet e dërgesave dhe të trajtimit, nëse Produkti Apple nuk mund të përfitojë nga shërbimi në shtetin ku ai ndodhet. Nëse ju kërkoni shërbim në një shtet që nuk është shteti i blerjes, ju do të pranoni të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të import-eksportit dhe do të mbani përgjegjësi për të gjitha tarifat doganore, T.V.SH-në dhe taksa dhe tarifa të tjera përkatëse. Kur është i mundur shërbimi ndërkombëtar, Apple mund të ndreqë ose zëvendësojë produktet dhe pjesët me produkte dhe pjesë të krahasueshme të cilat përputhen me standardet e vendit.

KUFIZIMI I PERGJEGJESISË

PERVEC SA PERSHKRUHET NE KETE GARANCI DHE BRENDA CAQEVE MAKSIMALE TE LEJUARA NGA LIGJI, APPLE NUK MBAN PERGJEGJESI PER DEMET TE VECANTA, RASTESORE OSE SHKAKESORE QE VIJNE NGA SHKELJA E GARANCISE OSE KUSHTEVE OSE E NDONJE DOKTRINE LIGJORE, PERFSHIRE, PAKUFIZIM, HUMBJEN E TE DREJTES SE PERDORIMIT; HUMBJEN E TE ARDHURAVE; HUMBJEN E FITIMIT TE CASTIT OSE TE ARDHSHEM (PERFSHIRE FITIMIN E MUNGUAR NGA KONTRATAT); HUMBJEN NGA MOSPERDORIMI I PARASE; HUMBJEN E KURSIMEVE TE MUNDSHME; HUMBJEN E VEPRIMTARISE TREGTARE; HUMBJEN E MUNDESIVE; HUMBJEN E EMRIT TE MIRE TREGTAR; HUMBJEN E REPUTACIONIT; HUMBJEN OSE DEMTIMIN, KOMPROMENTIMIN OSE ÇORODITJEN E TE DHENAVE; OSE CDO HUMBJE OSE DEM TJETER TE DREJTPERDREJTE OSE SHKAKESOR SIDO QE TE MUND TE JETE SHKAKTUAR, PERFSHIRE ZEVENDESIMIN E PAJISJES DHE SENDIT, KOSTOT E NDREQJES, PROGRAMIMIT OSE RIPRODHIMIT TE CDO PROGRAMI OSE TE DHENAVE TE RUAJTURA BRENDA OSE TE PERDORURA BASHKE ME PRODUKTIN APPLE OSE CDO SHKELJE NE LIDHJE ME KONFIDENCIALITETIN E INFORMACIONIT TE RUAJTUR NE PRODUKTIN APPLE.

KUFIZIMI I MESIPERM NUK ZBATOHET PER REKLAMIMET NE RAST VDEKJEJE OSE DEMTIMI PERSONAL, OSE DEMTIME TE PARASHIKUARA NGA LIGJI SI TE QELLIMSHME OSE TE KRYERA NGA VEPRIME DHE/OSE MOSVEPRIME PAKUJDESIE TE RENDE. APPLE SHPALL SE DEKLARIMI PER PERGJEGJESINE E NDREQJES OSE ZEVENDESIMIN E CDO PRODUKTI APPLE QE MBULOHET NGA KJO GARANCI, NUK PERFSHIN PERGJEGJESINE PER HUMBJEN E MUNDSHME TE TE DHENAVE TE RUAJTURA NE PRODUKTIN APPLE.

DISA SHTETE NUK LEJOJNE PERJASHTIMIN OSE KUFIZIMIN E DEMEVE RASTESORE OSE SHKAKESORE, KESHTU QE KUFIZIMI OSE PERJASHTIMI I MESIPERM MUND TE MOS ZBATOHET NE RASTIN TUAJ.

PRIVATESIA

Apple ruan dhe përdor informacionin e klientit në përputhje me Politikën e Privatësisë të Klientit të Apple që mund të gjendet në www.apple.com/legal/warranty/privacy.

TE PERGJITHSHME

Asnjë shitës, agjent apo nënpunës i Apple nuk është i autorizuar për ti bërë ndryshim, zgjatje, ose shtesë kësaj garancie. Nëse një kusht konstatohet i paligjshëm ose i pazbatueshëm, kjo nuk prek e as cenon ligjshmërinë ose zbatueshmërinë e kushteve të tjera. Kjo garanci krijohet dhe interpretohet sipas ligjeve të shtetit ku është kryer blerja e Produktit Apple. Apple përcaktohet në fund të këtij dokumenti sipas shtetit ose rajonit ku është kryer blerja e Produktit Apple. Apple ose fituesi i të drejtave të Apple mbetet i detyruar sipas kësaj garancie.

INFORMACIONI ONLINE

Më tepër informacion në lidhje me sa më poshtë vijon është i disponueshëm online:

Informacion mbi Mbështetjen Ndërkombëtare

http://www.apple.com/support/country

Distributorët e Autorizuar

http://support.apple.com/kb/HT1434

Ofrues Shërbimi të Autorizuar Apple 

http://support.apple.com/kb/HT1937

http://support.apple.com/kb/HT1434

Dyqanet e Shitjes me Pakicë Apple 

http://www.apple.com/retail/storelist/

Mbështetja dhe Shërbimi Apple 

http://www.apple.com/support/contact/phone_contacts.html

Mbështetja Plotësuese Apple 

http://www.apple.com/support/country/index.html?dest=complimentary


I DETYRUARI I KESAJ GARANCIE PER RAJONIN APO SHTETIN NE TE CILIN ESHTE  KRYER BLERJA

Të gjithë shtetet

Apple Distribution International

Hollyhill Industrial Estate Hollyhill, Cork, Republic of Ireland


© 2012 Apple Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Apple dhe logo Apple janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA dhe në shtete të tjera.

060912 iOS Warranty Albanian v1.0